Regjistrimi i biznesit është hapi i parë për me e nisë aktivitetin në mënyrë të rregullt. Ky shërbim përfshin sqarimin e formës juridike, kontrollin fillestar të emrit dhe aktivitetit sipas KVE, përgatitjen e dokumenteve dhe formularëve për ARBK/RBK, si dhe orientimin për hapat e parë në ATK/EDI pas regjistrimit.
Pikat kryesore
Hapje B.I., SH.P.K. dhe forma tjera sipas rastitSqarim i formës juridike dhe parashtesës ligjore të emritKontroll i aktivitetit kryesor sipas KVELista e dokumenteve sipas formës së biznesitOrientim për ARBK/RBK dhe hapat e parë në ATK/EDI
Qasja për këtë shërbim:Qasja për këtë shërbim fillon me sqarimin e formës juridike, emrit dhe aktivitetit kryesor sipas KVE. Pastaj përgatisim listën e dokumenteve dhe formularët sipas rastit, ju orientojmë për dorëzim në ARBK/RBK dhe ju tregojmë hapat e parë në ATK/EDI pas pranimit të certifikatës.
Si e trajtojmë në praktikë?
01Sqarojmë formën juridike, emrin e propozuar dhe parashtesën ligjore.
02Kontrollojmë komunën/adresën, aktivitetin kryesor sipas KVE dhe nëse kërkohet licencë, TVSH ose import/eksport.
03Përgatisim listën e dokumenteve dhe formularët zyrtarë sipas formës së biznesit.
04Ju orientojmë për aplikim në ARBK/RBK dhe për hapat e parë në ATK/EDI pas regjistrimit.
Procedura
Hapat e regjistrimit të biznesit
Procesi mbahet i qartë: forma juridike, emri dhe aktiviteti, dokumentet zyrtare, dorëzimi dhe hapat pas regjistrimit.
01
Forma juridike
Zgjidhet forma e përshtatshme dhe parashtesa ligjore: B.I., O.P., O.K., SH.P.K., SH.A., D.K. ose Z.P.K.
02
Emri dhe aktiviteti
Kontrollohen emri, adresa, përfaqësuesi dhe kodi i veprimtarisë sipas KVE.
03
Dokumentet dhe formulari
Përgatitet dosja, formulari zyrtar i ARBK-së dhe dokumentet mbështetëse sipas formës juridike.
04
ARBK / RBK
Aplikimi dorëzohet në ARBK/RBK, në komunën ku vepron biznesi ose përmes shërbimeve online kur ato janë të disponueshme.
05
Pas regjistrimit
Verifikohen ATK/EDI, TVSH sipas kushteve ligjore, licencat sipas veprimtarisë dhe organizimi fillestar i dokumenteve.
Format juridike
Format juridike që trajtohen
Zgjedhja e formës juridike ndikon në përgjegjësi, dokumentacion, mënyrë menaxhimi dhe obligime të mëvonshme.
Biznes Individual - B.I.
Përdoret shpesh për veprimtari më të thjeshta ku pronari vepron në emër të biznesit. Është e rëndësishme të kuptohet përgjegjësia personale dhe obligimet tatimore.
Ortakëri e Përgjithshme - O.P.
Përshtatet kur dy ose më shumë persona zhvillojnë biznes së bashku. Marrëveshja e ortakërisë është e rëndësishme për rolet, përgjegjësitë dhe vendimmarrjen.
Ortakëri e Kufizuar - O.K.
Përdoret kur ortakët kanë role dhe përgjegjësi të ndryshme. Dokumentet duhet të sqarojnë qartë marrëdhënien e ortakëve dhe kufizimet përkatëse.
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar - SH.P.K.
Është formë e zakonshme për kompani që kërkojnë strukturë më të qartë dhe përgjegjësi të kufizuar. Statuti dhe akti i themelimit duhet të përgatiten me kujdes.
Shoqëri Aksionare - SH.A.
Përdoret për struktura më të mëdha me aksionarë dhe organizim më formal. Kërkon dokumentacion më të detajuar dhe qeverisje më të strukturuar.
Degë e Shoqërisë së Huaj
Përdoret kur një kompani e huaj dëshiron të ushtrojë veprimtari në Kosovë përmes degës. Certifikata/ekstrakti i shoqërisë së huaj duhet të jetë i përditësuar dhe përkthimi kërkohet kur dokumentet nuk janë në gjuhët e pranuara.
Zyrë e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj
Zyra e Përfaqësisë nuk kryen veprimtari ekonomike në Kosovë. Përdoret vetëm për hulumtim tregu, marketing/promocion dhe përfaqësim të shoqërisë së huaj.
Emri zyrtar: emri i biznesit duhet ta përfshijë prapashtesën sipas formës juridike: B.I., O.P., O.K., SH.P.K., SH.A., D.K. ose Z.P.K.
Krahasim praktik
B.I. apo SH.P.K.?
Zgjedhja nuk bëhet vetëm sipas shpejtësisë së hapjes. Duhet të shikohet përgjegjësia, struktura, rritja e planifikuar dhe mënyra si do të raportohet biznesi.
B.I. për fillim të shpejtë
Zgjidhje e thjeshtë për fillim të shpejtë, menaxhim të drejtpërdrejtë dhe raportim minimal.
Zgjidh formën e biznesit, shiko dokumentet dhe hape formularin zyrtar
Kjo pjesë e bashkon dokumentacionin me formularët zyrtarë të ARBK-së. Hapni formën juridike me shenjën +, kontrolloni çfarë kërkohet zakonisht dhe përdorni linkun zyrtar për formularin përkatës.
Biznes Individual - B.I.B
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari B për regjistrim të ri ose ndryshime.
Kopja e dokumentit personal të pronarit.
Të dhënat e biznesit: emri, adresa, telefoni, emaili.
Veprimtaria kryesore dhe veprimtaritë sekondare.
Numri i punëtorëve, nëse ka.
Autorizimi, nëse aplikimi bëhet nga përfaqësuesi.
Kur është e përshtatshme
Kur biznesi ka një pronar.
Kur aktiviteti është më i thjeshtë në organizim.
Kur nuk ka nevojë për strukturë me ortakë ose aksionarë.
Kur kërkohet hapje më e shpejtë dhe më e thjeshtë.
Kontroll para dorëzimit
A është emri i biznesit i qartë dhe i përshtatshëm.
A është adresa e plotë.
A janë zgjedhur saktë veprimtaritë.
A është dokumenti personal valid.
A janë të dhënat e kontaktit të sakta.
A kërkohet regjistrim në TVSH, certifikatë import/eksport ose obligime tjera pas regjistrimit.
Ortakëri e Përgjithshme - O.P.B
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari B.
Dokumentet personale të ortakëve.
Marrëveshja e ortakërisë.
Të dhënat e biznesit dhe adresës.
Veprimtaritë.
Autorizimi, nëse aplikon përfaqësuesi.
Kur është e përshtatshme
Kur dy ose më shumë persona duan të ushtrojnë aktivitet të përbashkët.
Kur marrëdhënia e ortakëve duhet të jetë e dokumentuar.
Kur përgjegjësitë dhe rolet duhet të sqarohen para regjistrimit.
Kontroll para dorëzimit
A janë të dhënat e ortakëve të sakta.
A është marrëveshja e ortakërisë e qartë.
A janë veprimtaritë dhe adresa të plota.
A kërkohet autorizim për përfaqësuesin.
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar - SH.P.K.A0
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari A0 për regjistrim fillestar.
Dokumentet personale të themeluesve.
Statuti i shoqërisë.
Marrëveshja e inkorporimit ose akti i themelimit kur ka një themelues.
Të dhënat për pronarët dhe pjesët në pronësi.
Të dhënat për drejtorin ose përfaqësuesin e autorizuar.
Të dhënat e adresës, veprimtarive dhe kapitalit.
Certifikata e biznesit nëse themelues është biznes tjetër.
Dokumentet e shoqërisë së huaj, nëse themelues është kompani e huaj.
Autorizimi, nëse aplikon përfaqësuesi.
Kur është e përshtatshme
Kur biznesi kërkon strukturë më të qartë pronësie.
Kur ka një ose më shumë themelues.
Kur planifikohet rritje, investim ose bashkëpunim më formal.
Kur kërkohet ndarje më e qartë e përgjegjësive.
Kontroll para dorëzimit
A janë përcaktuar themeluesit dhe pjesët në pronësi.
A janë përgatitur statuti dhe akti i themelimit.
A janë saktësuar drejtori, adresa, kapitali dhe veprimtaritë.
A ka themelues juridik ose kompani të huaj që kërkon dokumente shtesë.
Shoqëri Aksionare - SH.A.A0
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari A0.
Dokumentet personale të aksionarëve.
Statuti.
Marrëveshja e inkorporimit ose akti i themelimit.
Të dhënat për aksionet, kapitalin dhe bordin.
Të dhënat e drejtorëve dhe përfaqësuesve.
Autorizimi, nëse aplikon përfaqësuesi.
Kur është e përshtatshme
Kur biznesi ka strukturë më të madhe aksionarësh.
Kur kërkohet qeverisje më formale.
Kur kapitali dhe aksionet duhet të dokumentohen me kujdes.
Kontroll para dorëzimit
A janë të qarta të dhënat për aksionarët.
A janë dokumentuar aksionet, kapitali dhe organet drejtuese.
A janë përgatitur dokumentet e përfaqësuesve.
Ortakëri e Kufizuar - O.K.A0
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari A0.
Dokumentet personale të ortakëve.
Marrëveshja e Ortakërisë së Kufizuar.
Të dhënat e pronësisë.
Të dhënat e përfaqësuesit.
Autorizimi, nëse aplikon përfaqësuesi.
Kur është e përshtatshme
Kur ortakët kanë përgjegjësi të ndryshme.
Kur kërkohet marrëveshje më e detajuar ndërmjet ortakëve.
Kur struktura nuk është e njëjtë me ortakërinë e përgjithshme.
Kontroll para dorëzimit
A janë ndarë qartë rolet e ortakëve.
A është marrëveshja e përgatitur sipas rastit.
A janë të plota të dhënat e përfaqësuesit.
Degë e Shoqërisë së HuajA0
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari A0.
Certifikata/ekstrakti i regjistrimit të shoqërisë së huaj jo më i vjetër se 3 muaj.
Vendimi për hapjen e degës në Kosovë.
Dokumentet e përfaqësuesit.
Përkthim i autorizuar nëse dokumentet nuk janë në shqip, serbisht ose anglisht.
Autorizimi, nëse aplikon përfaqësuesi.
Kur është e përshtatshme
Kur kompania e huaj dëshiron prezencë operative në Kosovë.
Kur aktiviteti lidhet me shoqërinë amë.
Kur dokumentet e huaja mund të verifikohen dhe përkthehen sipas kërkesës.
Kontroll para dorëzimit
A janë dokumentet e shoqërisë së huaj të vlefshme.
A kërkohet përkthim ose legalizim sipas rastit.
A është emëruar përfaqësuesi në Kosovë.
Zyrë e Përfaqësisë së Shoqërisë së HuajA0
Dokumentet që zakonisht kërkohen
Formulari A0 ose formulari përkatës sipas kërkesës së ARBK-së.
Certifikata/ekstrakti i regjistrimit të shoqërisë së huaj jo më i vjetër se 3 muaj.
Vendimi për hapjen e zyrës së përfaqësisë në Kosovë.
Dokumenti personal i përfaqësuesit.
Përkthim i autorizuar nëse dokumentet nuk janë në shqip, serbisht ose anglisht.
Kur është e përshtatshme
Kur shoqëria e huaj kërkon prezencë përfaqësuese pa veprimtari ekonomike në Kosovë.
Kur qëllimi është hulumtim tregu, marketing/promocion ose përfaqësim.
Kur kërkohet vendim i shoqërisë së huaj për hapjen në Kosovë.
Kontroll para dorëzimit
A është i qartë qëllimi i zyrës së përfaqësisë.
A është shmangur çdo veprimtari ekonomike në Kosovë.
A janë dokumentet e shoqërisë së huaj të përgatitura.
A janë përcaktuar përfaqësuesi dhe adresa.
Shënim: Lista është orientuese. Dokumentet verifikohen sipas rastit konkret, formës juridike, përfaqësimit dhe kërkesave aktuale të ARBK-së.
Pas regjistrimit
Verifiko hapat pas regjistrimit
Certifikata e biznesit nuk e mbyll procesin. Para fillimit të punës kontrollohen obligimet tatimore, qasja elektronike, dokumentet dhe licencat sipas aktivitetit.
ATK dhe EDI
Verifikohet statusi tatimor, qasja në EDI dhe mënyra e deklarimit të obligimeve të para.
TVSH sipas rastit
Vlerësohet nëse biznesi duhet të regjistrohet në TVSH ose nëse regjistrimi mbetet vullnetar.
Aktiviteti KVE
Kontrollohet nëse aktiviteti i zgjedhur përputhet me punën reale të biznesit.
Licenca dhe leje
Kontrollohet në RQLL nëse veprimtaria kërkon leje, licencë ose pëlqim shtesë.
Dokumente dhe faturim
Vendoset organizimi fillestar për dokumente, faturim, bankë, arkë, paga dhe kontabilitet mujor.
Afate dhe ndryshime
Planifikohen afatet e para dhe kontrollohet kur duhet bërë ndryshim në ARBK/RBK ose ATK/EDI.
Shënim: Informacioni në këtë faqe është orientues dhe bazohet në burime zyrtare ose praktika profesionale. Kërkesat, dokumentet, afatet dhe procedurat mund të ndryshojnë sipas rastit konkret, statusit të biznesit dhe institucionit përgjegjës. Easy Accounting nuk është institucion publik dhe nuk zëvendëson vendimin ose interpretimin zyrtar të autoriteteve kompetente.
Contains information related to marketing campaigns of the user. These are shared with Google AdWords / Google Ads when the Google Ads and Google Analytics accounts are linked together.
90 days
__utma
ID used to identify users and sessions
2 years after last activity
__utmt
Used to monitor number of Google Analytics server requests
10 minutes
__utmb
Used to distinguish new sessions and visits. This cookie is set when the GA.js javascript library is loaded and there is no existing __utmb cookie. The cookie is updated every time data is sent to the Google Analytics server.
30 minutes after last activity
__utmc
Used only with old Urchin versions of Google Analytics and not with GA.js. Was used to distinguish between new sessions and visits at the end of a session.
End of session (browser)
__utmz
Contains information about the traffic source or campaign that directed user to the website. The cookie is set when the GA.js javascript is loaded and updated when data is sent to the Google Anaytics server
6 months after last activity
__utmv
Contains custom information set by the web developer via the _setCustomVar method in Google Analytics. This cookie is updated every time new data is sent to the Google Analytics server.
2 years after last activity
__utmx
Used to determine whether a user is included in an A / B or Multivariate test.
18 months
_ga
ID used to identify users
2 years
_gali
Used by Google Analytics to determine which links on a page are being clicked
30 seconds
_ga_
ID used to identify users
2 years
_gid
ID used to identify users for 24 hours after last activity
24 hours
_gat
Used to monitor number of Google Analytics server requests when using Google Tag Manager