Shërbimi i pagave përfshin llogaritjen bruto/neto, tatimin në paga, kontributet pensionale, listën e pagave, deklarimin e punëtorëve dhe organizimin e dokumenteve të punësimit. Ky shërbim ndihmon bizneset të kenë paga të sakta, deklarime të rregullta, kontrata të organizuara dhe kontroll më të mirë mbi koston mujore të punëtorëve.
Pikat kryesore
Bruto/netoKontribute pensionaleTatimi në pagaDeklarime në EDIKontrata pune
Qasja për këtë shërbim:Qasja lidhet me pagën, kontratën, kontributet dhe deklarimin e punëtorëve, që biznesi të ketë kosto të qartë dhe dokumente të rregullta.
Si e trajtojmë në praktikë?
01Marrim listën e punëtorëve, pagat dhe statusin e punësimit.
02Llogarisim bruto/neto, kontributet, tatimin dhe koston e punëdhënësit.
03Përgatisim listën e pagave dhe deklarimet përkatëse.
04Ruajmë dosjen e pagave dhe dokumentet që lidhen me punëtorët.
Paga
Paga të sakta për kontribute, deklarime dhe dokumente pune
Pagat nuk duhet të trajtohen vetëm si pagesë mujore. Çdo punëtor, kontratë, pagë bruto/neto, kontribut pensional, tatim në paga, ndryshim page, pushim ose ndërprerje pune duhet të kontrollohet dhe dokumentohet saktë, që biznesi të shmangë mospërputhje në deklarime, pagesa dhe evidenca.
Llogaritja bruto/neto
Pse duhet?
Llogaritja bruto/neto tregon pagën e dakorduar, ndalesat, tatimin, kontributet pensionale dhe shumën që punëtori e pranon realisht. Kjo ndihmon biznesin të dijë koston e saktë të pagës.
Për cilat raste?
Biznese me punëtorë të rregullt
Biznese me punësim primar/sekondar
Biznese me paga të ndryshme mujore
Biznese me bonuse, shtesa ose kompensime
SH.P.K., B.I. dhe organizata tjera me staf
Kur duhet?
Kur punësohet punëtor i ri
Kur ndryshon paga
Kur ka bonus ose shtesë
Para deklarimit mujor
Para pagesës së pagave
Si bëhet?
Përcaktohet paga bruto ose neto
Kontrollohet statusi i punësimit
Llogariten kontributet pensionale
Llogaritet tatimi në paga
Llogaritet paga neto dhe kostoja e punëdhënësit
Përgatitet lista e pagave
FAQ
A është më mirë të dakordohet paga bruto apo neto? Për kontroll më të saktë të kostos, paga bruto është më transparente. Nëse dakordohet neto, duhet llogaritur saktë kostoja totale për biznesin.
Kontributet pensionale
Pse duhet?
Kontributet pensionale janë pjesë e detyrimeve të pagës dhe ndikojnë në koston mujore të punëdhënësit dhe në ndalesat e punëtorit.
Çka përfshin?
Kontributi i punëtorit
Kontributi i punëdhënësit
Përqindja e kontributit
Totali i kontributeve
Deklarimi përmes listës së pagave
Kur duhet?
Çdo muaj kur ka paga
Kur punësohet punëtor i ri
Kur ndryshon paga
Kur ndryshon përqindja e kontributit, sipas rastit
Shënim
Përqindjet dhe trajtimi duhet të kontrollohen sipas kërkesave aktuale të ATK-së dhe Trustit Pensional. Për raste të veçanta, si shtetas të huaj, trajtimi verifikohet para deklarimit.
FAQ
A është kontributi pensional pjesë e kostos së punëdhënësit? Po, pjesa e punëdhënësit është kosto shtesë e biznesit, ndërsa pjesa e punëtorit ndalet nga paga bruto.
Tatimi në paga
Pse duhet?
Tatimi në paga është tatim i mbajtur në burim nga punëdhënësi. Llogaritja e saktë shmang deklarime të gabuara dhe mospërputhje në ATK.
Për cilat raste?
Pagë mujore
Bonuse
Shtesa
Pagesa të tjera të lidhura me punësimin
Ndryshime page gjatë muajit
Kur duhet?
Çdo muaj kur paguhet paga
Para deklarimit në EDI
Kur ka ndryshim në pagë
Kur ka bonus ose kompensim
Si bëhet?
Përcaktohet paga e tatueshme
Llogariten kontributet, kur aplikohen
Aplikohet shkalla tatimore sipas të ardhurave
Përgatitet lista e pagave
Deklarohet tatimi përmes EDI
FAQ
A tatohen të gjitha pagat njësoj? Jo. Tatimi varet nga niveli i të ardhurave, statusi i punësimit dhe trajtimi i pagesës.
Deklarimi në EDI - WM/CM
Pse duhet?
Formulari WM/CM përdoret për deklarimin e tatimit të mbajtur në burim në paga dhe kontributeve pensionale. Deklarimi elektronik ndihmon që obligimet të regjistrohen dhe paguhen në mënyrë të rregullt.
Kur duhet?
Çdo muaj kur ka paga
Para afatit përkatës të deklarimit/pagesës
Kur ka punëtorë aktivë
Kur ka ndryshime në listën e pagave
Si bëhet?
Përgatitet lista e pagave
Kontrollohen të dhënat personale të punëtorëve
Llogaritet tatimi dhe kontributet
Hapen formularët në EDI
Plotësohet/deklarohet WM/CM
Gjenerohet obligimi dhe njoftohet klienti për pagesë
FAQ
A deklarohen pagat në EDI? Po, deklarimi i tatimit në paga dhe kontributeve pensionale bëhet përmes EDI, sipas formularëve përkatës.
Lista e pagave mujore
Pse duhet?
Lista e pagave është dokumenti bazë që tregon punëtorët, pagat, tatimin, kontributet, ndalesat dhe shumën neto për pagesë.
Çka përfshin?
Emri dhe mbiemri i punëtorit
Numri personal
Pozita
Paga bruto
Kontributi i punëtorit
Kontributi i punëdhënësit
Tatimi në paga
Paga neto
Kostoja totale e punëdhënësit
Data e pagesës
Vërejtje për ndryshime
Kur duhet?
Çdo muaj
Para pagesës së pagave
Para deklarimit në EDI
Para raportimit të kostove të biznesit
FAQ
A duhet lista e pagave të përputhet me pagesat bankare? Po, pagesat bankare duhet të përputhen me listën e pagave dhe deklarimet përkatëse.
Punësim primar dhe sekondar
Pse duhet?
Statusi i punësimit mund të ndikojë në mënyrën e trajtimit të pagës, deklarimit dhe dokumenteve të punëtorit. Prandaj duhet të kontrollohet para deklarimit.
Kur duhet?
Kur punëtori ka më shumë se një punëdhënës
Kur ndryshon statusi i punësimit
Kur punëtori kalon nga sekondar në primar ose anasjelltas
Para deklarimit mujor
FAQ
Pse është i rëndësishëm statusi primar/sekondar? Sepse ndihmon në trajtimin e saktë të të dhënave të punëtorit dhe shmang mospërputhje në deklarim.
Kontratat e punës
Pse duhet?
Kontrata e punës përcakton marrëdhënien ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit: pozitën, pagën, afatin, orarin, detyrat dhe kushtet kryesore të punës.
Për cilat raste?
Punësim i ri
Ndryshim page
Ndryshim pozite
Kontratë me afat të caktuar
Kontratë me afat të pacaktuar
Ndërprerje ose vazhdim kontrate
FAQ
A është e mjaftueshme vetëm pagesa e pagës pa kontratë? Jo. Marrëdhënia e punës duhet të jetë e dokumentuar qartë me kontratë dhe evidenca përkatëse.
Punëtorë të rinj dhe ndërprerje pune
Pse duhet?
Punësimet dhe largimet ndikojnë në listën e pagave, deklarimet, kostot dhe dokumentet e biznesit.
Kur duhet?
Kur punësohet punëtor i ri
Kur largohet punëtori
Kur përfundon kontrata
Kur ndryshon pozita
Kur ndryshon orari ose paga
FAQ
A duhet të lajmërohet ndryshimi i punëtorit para deklarimit? Po, ndryshimet duhet të trajtohen me kohë që lista e pagave dhe deklarimet të jenë të sakta.
Bonuse, shtesa dhe kompensime
Pse duhet?
Pagesat shtesë mund të ndikojnë në tatim, kontribute dhe koston totale të pagës. Ato duhet të dokumentohen dhe trajtohen saktë.
Për cilat raste?
Bonus mujor
Bonus performance
Shtesa për orar
Kompensime pune
Pagesa të njëhershme
Pagesa për ditë pune shtesë
Kompensime të tjera sipas kontratës ose vendimit
FAQ
A duhet të deklarohet bonusi? Po, pagesat që lidhen me punësimin duhet të trajtohen në listën e pagave dhe deklarimet përkatëse, sipas rastit.
Pushime, mungesa dhe evidenca
Pse duhet?
Pushimet dhe mungesat ndikojnë në listën e pagave, kompensimet dhe dokumentet e punëtorëve. Evidenca e qartë ndihmon menaxhimin dhe shmang mospërputhje.
Çka përfshin?
Pushimi vjetor
Pushimi mjekësor
Mungesat
Ditët e papaguara
Orari i punës
Ndryshimet në orar
Kompensimet e lidhura me mungesa
FAQ
A ndikon pushimi në pagë? Mund të ndikojë, varësisht nga lloji i pushimit, dokumentet dhe kushtet e kontratës.
Punëtorë të huaj
Pse duhet?
Punëtorët e huaj mund të kërkojnë trajtim të veçantë për dokumentet e qëndrimit, lejen e punës, kontratën dhe deklarimet.
Kur duhet?
Para punësimit
Para fillimit të punës
Kur shtetasi i huaj ka nevojë për leje qëndrimi ose leje pune
Kur ndryshon statusi i qëndrimit
Kur ka vazhdim kontrate
Shënim
Rastet e punëtorëve të huaj duhet të verifikohen me kujdes, sepse mund të lidhen edhe me procedurat e lejeqëndrimit dhe dokumentet e MPB-së.
FAQ
A trajtohet punëtori i huaj njësoj si punëtori vendor? Jo gjithmonë. Për punëtorë të huaj duhet të kontrollohen dokumentet e qëndrimit, leja e punës dhe trajtimi përkatës në deklarim.
Dokumentet që duhen çdo muaj
Pse duhet?
Dokumentet mujore e bëjnë listën e pagave më të saktë dhe ndihmojnë që ndryshimet të mos mbeten për momentin e fundit.
Shënim
Sa më herët të dërgohen ndryshimet, aq më lehtë shmangen gabimet në listën e pagave dhe deklarimet mujore.
FAQ
Kur duhet të dërgohen ndryshimet? Sa më herët gjatë muajit dhe gjithmonë para përgatitjes së listës së pagave.
Gabimet e shpeshta në lista pagash
Pse duhet?
Gabimet në paga ndikojnë në punëtorë, kosto, deklarime, kontribute, tatim dhe dokumente të biznesit.
Për cilat raste?
Paga neto dakordohet pa llogaritur koston totale
Nuk përditësohet ndryshimi i pagës
Punëtori i ri nuk futet në listë me kohë
Punëtori i larguar vazhdon të figurojë në listë
Bonuset nuk dokumentohen
Kontrata nuk përputhet me pagën
Mungojnë numrat personalë ose dokumentet
Statusi primar/sekondar nuk kontrollohet
Pagesa bankare nuk përputhet me listën e pagave
Deklarimi bëhet pa kontroll paraprak
FAQ
Cili është gabimi më i rrezikshëm? Mospërputhja ndërmjet kontratës, listës së pagave, deklarimit dhe pagesës bankare është ndër gabimet më problematike.
Njoftime të rëndësishme
Njoftime dhe ndryshime të rëndësishme për paga dhe punëtorë
Disa ndryshime ligjore dhe administrative ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si bizneset i trajtojnë punëtorët, kontratat, pagat dhe deklarimet mujore. Këto njoftime duhet të kontrollohen para punësimit, para përgatitjes së listës së pagave dhe para deklarimit në EDI.
Shënim: Informacioni është orientues dhe duhet të verifikohet në burimet zyrtare para aplikimit ose deklarimit. Afatet, pagat minimale dhe procedurat mund të ndryshojnë sipas vendimeve dhe akteve në fuqi.
Lajmërimi i punëtorit në ATK para fillimit të punësEDI / ATK
Pse duhet?
Punëdhënësi duhet të informojë ATK-në për lidhjen e kontratës së punës para fillimit të punës së punëtorit. Kjo ndihmon që punëtori të jetë i deklaruar me kohë dhe të shmangen mospërputhjet në listën e pagave dhe në deklarimet mujore.
Kur duhet?
Një ditë para fillimit të punës së punëtorit.
Para se punëtori të fillojë realisht punën.
Para përgatitjes së listës së pagave për atë periudhë.
Kur lidhet kontratë e re pune.
Për cilat biznese?
Çdo biznes që punëson punëtorë.
Biznese individuale me punëtorë.
SH.P.K. dhe shoqëri tjera tregtare.
Organizata ose subjekte që kanë obligim të deklarojnë paga dhe punëtorë.
Si bëhet?
Përgatitet kontrata ose marrëveshja e punësimit.
Mblidhen të dhënat personale të punëtorit.
Hyni në sistemin EDI.
Plotësohet forma për lajmërimin/regjistrimin e punëtorit.
A mund të lajmërohet punëtori pasi të fillojë punën? Jo si praktikë e sigurt. Punëdhënësi duhet ta informojë ATK-në një ditë para fillimit të punës së punëtorit.
A lidhet ky lajmërim me listën mujore të pagave? Po. Punëtori i lajmëruar duhet të trajtohet edhe në listën mujore të pagave dhe në deklarimet përkatëse.
Çka ndodh nëse punëtori nuk deklarohet me kohë? Mund të krijohen mospërputhje dhe rrezik për masa/gjoba sipas ligjit dhe kontrollit nga institucioni përgjegjës.
Paga minimale bruto 2026PAGA MINIMALE
Pse duhet?
Paga minimale ndikon në kontratat e punës, llogaritjen bruto/neto, kontributet pensionale, tatimin në paga, koston e punëdhënësit dhe deklarimet mujore në EDI.
Kur duhet?
Para përgatitjes së listës së pagave të janarit 2026.
Para përgatitjes së listës së pagave të korrikut 2026.
Kur përditësohen kontratat e punës.
Kur negociohet paga e punëtorëve të rinj.
Kur kontrollohet nëse paga ekzistuese është në përputhje me pragun minimal.
Çka kontrollohet?
A është paga e punëtorit nën pagën minimale të aplikueshme.
A është punësim me orar të plotë apo të pjesshëm.
A duhet të përditësohet kontrata.
A duhet të përditësohet lista e pagave.
A ndryshon kostoja mujore e punëdhënësit.
A ndryshon tatimi në paga ose kontributet për shkak të ndryshimit të pagës.
Informacion orientues
Nga janari 2026, paga minimale bruto raportohet 425 EUR.
Nga 1 korrik 2026, paga minimale bruto raportohet 500 EUR.
Ky informacion duhet të verifikohet në vendimin zyrtar para përdorimit si bazë për kontrata ose deklarime.
Si bëhet?
Kontrollojmë listën e punëtorëve.
Krahasojmë pagat ekzistuese me pragun minimal.
Llogarisim ndikimin në bruto/neto, kontribute dhe tatim.
Ju njoftojmë për kontratat që mund të kërkojnë përditësim.
Përgatisim listën e pagave sipas periudhës përkatëse.
A duhet të ndryshohet paga e çdo punëtori? Jo domosdoshmërisht. Duhet të kontrollohen punëtorët që janë nën pagën minimale të aplikueshme dhe statusi i orarit të tyre.
A vlen paga minimale për orar të pjesshëm njësoj si për orar të plotë? Trajtimi duhet të verifikohet sipas rastit, orarit dhe vendimit zyrtar. Për orar të pjesshëm duhet analizë e veçantë.
A duhet të ndryshohet kontrata? Nëse paga e dakorduar ndryshon, zakonisht duhet të përditësohet dokumentacioni i punësimit, sipas rastit.
Kontrolli mujor para deklarimit të pagaveKONTROLL MUJOR
Pse duhet?
Ndryshimet në punëtorë, paga, kontrata, bonuse, pushime dhe ndërprerje pune duhet të kontrollohen para deklarimit, jo pas dorëzimit të listës së pagave.
Çka kontrollohet?
A ka punëtorë të rinj.
A janë lajmëruar punëtorët e rinj në ATK.
A ka punëtorë të larguar.
A ka ndryshim page.
A ka bonus, shtesë ose kompensim.
A ka pushime ose mungesa.
A përputhet kontrata me pagën.
A përputhet lista e pagave me pagesat bankare.
A është respektuar paga minimale e aplikueshme.
A janë të sakta kontributet dhe tatimi në paga.
Si bëhet?
Mblidhen ndryshimet mujore.
Kontrollohen punëtorët e rinj dhe të larguar.
Kontrollohen pagat dhe kontratat.
Llogariten bruto/neto, kontributet dhe tatimi.
Përgatitet lista e pagave.
Deklarohet në EDI.
Klienti njoftohet për obligimet dhe pagesat.
FAQ
Kur duhet të dërgohen ndryshimet mujore? Sa më herët gjatë muajit dhe gjithmonë para përgatitjes së deklarimit të pagave.
A duhet të kontrollohet paga minimale çdo muaj? Po, sidomos kur ka ndryshim të pragut minimal ose kur punësohen punëtorë të rinj.
FAQ
Pyetje të shpeshta për paga
A duhet lista e pagave çdo muaj?
Po, kur biznesi ka punëtorë aktivë, lista e pagave duhet të përgatitet dhe deklarohet sipas obligimeve përkatëse.
A mund ta llogarisim pagën nga neto në bruto?
Po, mund të bëhet llogaritja nga neto në bruto dhe nga bruto në neto, duke kontrolluar tatimin dhe kontributet.
A i përfshin shërbimi i pagave edhe kontratat?
Po, shërbimi mund të përfshijë kontrollin dhe organizimin e kontratave të punës dhe dokumenteve të punëtorëve.
A trajtohen punëtorët e huaj?
Po, por dokumentet e qëndrimit, lejes së punës dhe statusi i tyre duhet të verifikohen sipas rastit.
A më njoftoni për koston totale të pagave?
Po, raporti mund të përfshijë pagën neto, kontributet, tatimin dhe koston totale të punëdhënësit.
A duhet të lajmërohet punëtori i ri në ATK para fillimit të punës?
Po. Punëdhënësi duhet ta informojë ATK-në për lidhjen e kontratës së punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit, përmes formës përkatëse në EDI.
Si ndikon paga minimale në listën e pagave?
Paga minimale ndikon në pagën bruto, kontributet, tatimin, koston e punëdhënësit dhe kontratat e punës. Para çdo deklarimi duhet të kontrollohet nëse pagat janë në përputhje me pragun minimal të aplikueshëm.
A duhet të përditësohen kontratat kur ndryshon paga minimale?
Nëse paga e punëtorit ndryshon për shkak të pagës minimale ose marrëveshjes së re, dokumentacioni i punësimit duhet të kontrollohet dhe përditësohet sipas rastit.
Orientim profesional
Keni nevojë për listë pagash të saktë?
Na dërgoni listën e punëtorëve, pagat, kontratat dhe ndryshimet mujore. Ekipi ynë ju orienton për llogaritjen, dokumentet dhe deklarimin e saktë.
Shënim: Informacioni në këtë faqe është orientues dhe bazohet në burime zyrtare ose praktika profesionale. Kërkesat, dokumentet, afatet dhe procedurat mund të ndryshojnë sipas rastit konkret, statusit të biznesit dhe institucionit përgjegjës. Easy Accounting nuk është institucion publik dhe nuk zëvendëson vendimin ose interpretimin zyrtar të autoriteteve kompetente.
Contains information related to marketing campaigns of the user. These are shared with Google AdWords / Google Ads when the Google Ads and Google Analytics accounts are linked together.
90 days
__utma
ID used to identify users and sessions
2 years after last activity
__utmt
Used to monitor number of Google Analytics server requests
10 minutes
__utmb
Used to distinguish new sessions and visits. This cookie is set when the GA.js javascript library is loaded and there is no existing __utmb cookie. The cookie is updated every time data is sent to the Google Analytics server.
30 minutes after last activity
__utmc
Used only with old Urchin versions of Google Analytics and not with GA.js. Was used to distinguish between new sessions and visits at the end of a session.
End of session (browser)
__utmz
Contains information about the traffic source or campaign that directed user to the website. The cookie is set when the GA.js javascript is loaded and updated when data is sent to the Google Anaytics server
6 months after last activity
__utmv
Contains custom information set by the web developer via the _setCustomVar method in Google Analytics. This cookie is updated every time new data is sent to the Google Analytics server.
2 years after last activity
__utmx
Used to determine whether a user is included in an A / B or Multivariate test.
18 months
_ga
ID used to identify users
2 years
_gali
Used by Google Analytics to determine which links on a page are being clicked
30 seconds
_ga_
ID used to identify users
2 years
_gid
ID used to identify users for 24 hours after last activity
24 hours
_gat
Used to monitor number of Google Analytics server requests when using Google Tag Manager