Afatet tatimore

Afatet që biznesi duhet t’i ketë nën kontroll

Një përmbledhje orientuese për afatet mujore dhe tremujore, dokumentet që duhen kontrolluar dhe mënyrën si Easy Accounting i ndihmon klientët të mos mbesin në momentin e fundit.

Kalendar praktik

Kontroll mujor para deklarimeve

Afatet më poshtë janë orientuese sipas informatave publike të ATK-së. Për çdo klient kontrollohen forma e biznesit, regjistrimi në TVSH, punëtorët, formularët dhe obligimet reale.

1–15 i muajit vijues

Për muajin paraprak kontrollohen zakonisht paga, kontribute pensionale dhe mbajtje në burim, sipas formularëve dhe statusit të biznesit.

  • CM - kontribute pensionale
  • WM - mbajtje në burim
  • WR - interes, divident, qira dhe pagesa të ngjashme

Deri më 20

TVSH deklarohet zakonisht nga data 1 deri më 20 e muajit vijues për muajin paraprak. Para afatit kontrollohen faturat, librat, banka dhe arka.

  • TV - deklarimi dhe pagesa e TVSH-së
  • KRR - kërkesë për rimbursim/kthim kur aplikohet

Deklarimet tremujore

Deklarimet tremujore zakonisht dorëzohen nga data 1 deri më 15 e muajit vijues pas përfundimit të tremujorit, sipas llojit të biznesit.

  • QS / QL - korporata
  • IS / IL - biznese individuale
  • IR / CI - raste specifike
TelefonWhatsAppEmail
WhatsApp