Rreth Easy Accounting

Partneri juaj më i mirë për biznes

Easy Accounting është kompani moderne shumë-shërbimore që e bën kontabilitetin, dokumentacionin dhe funksionimin e biznesit më të lehtë, më të sigurt dhe më të qartë.

Pse Easy?

Më shumë se kontabilitet, një partner operativ për biznesin

Ne i ndihmojmë klientët nga hapja e biznesit deri te rritja, financimi, dokumentacioni, raportimi dhe përfaqësimi. Stafi ynë back-office ndjek kërkesat, kthen përgjigje në kohë dhe kujdeset që faturat, afatet, gabimet, tatimet dhe dokumentet të trajtohen para se të bëhen problem.

Punojmë edhe nga distanca dhe organizojmë dokumentet në formë digjitale/cloud, që informacioni të gjendet shpejt kur kërkohet nga klienti, banka, ATK apo institucione tjera. Çdo veprim kontabël, tatimor apo financiar trajtohet me kujdes, sepse çdo vendim ka rëndësi për biznesin.

Shpejtësi dhe korrektësi

Klientët na vlerësojnë për reagim të shpejtë, këshilla të sakta dhe qasje profesionale që nuk e dëmton biznesin.

Qasje moderne

Digjitalizim, cloud, raportim i qartë dhe zhvillim drejt AI Accounting për procese më të mençura.

Përgjegjësi reale

Nuk e trajtojmë asnjë dokument si të parëndësishëm. Çdo faturë, deklarim, kontratë dhe aplikim ka peshë.

TelefonWhatsAppEmail
WhatsApp